Qëllohet me thikë në lokalin e natës, vdes futbollisti anglez

28 Dhjetor 2022 | 11:13

Futbollisti britanik, Cody Fisher, 23 vjeç, është vrarë në një sulm me thikë në pistën e vallëzimit të klubit të natës “Crane” në Birmingham, pak para orës 23:45 të datës 26 dhjetor.

Policia britanike ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të mbledhur indicie që mund të çojnë në zbardhjen e vrasjes së futbollistit në lokalin e natës.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai u shpall i vdekur rreth gjysmë ore pas ngjarjes të rëndë.

Policia ka nisur një hetim për vrasje ndërkohë që po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Cody Fisher

Një nga mikeshat e tij, Jess Chatwin, ka bërë homazhe për futbollistin në Twitter, ku shkroi: “Ti nuk meritove asnjë nga këto. Më vjen shumë keq që të ka ndodhur kjo, të lutem eja në shtëpi. Të dua përgjithmonë Cody Fisher.”

Ajo gjithashtu ka shtuar në biografinë e saj në Instagram: “Të dua përgjithmonë kodi im”.

Policia e West Midlands shkroi në Twitter: “Detektivët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe hetimi vazhdon.

“Ne jemi vërtet të kënaqur me përgjigjen e deritanishme, por ende po bëjmë apel që njerëzit që kanë informacion të kontaktojnë dhe të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes”.

LEXO GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026