Olimpistët e Shqipërisë e Kosovës tregojnë objektivat në Pekin

4 Shkurt 2022 | 21:33

Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen në Lojërat Olimpike dimërore në Pekin me tre skiatorë.

Ekipi i Kosovës përfaqësohet nga dy skiatorë, Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.

Për Tahirin nëse do të arrijë të klasifikohet në 30 vendet e para do të jetë një arritje.

Kiana, vetëm 17-vjeçare, ka bërë historinë duke u bërë sportistja e parë femër që do përfaqësojë Kosovën në një Olimpiadë Dimërore.

Ndërsa Shqipëria përfaqësohet nga Deni Xhepa, 18 vjeç, i cili për herë të parë do të jetë pjesë e kombëtares sonë.

Trajneri i tij thotë se Xhepa është një sportist i disiplinuar dhe modest.

Ai do të garojë më datë 13 shkurt për herë të parë dhe më pas më 16 shkurt.

Deni Xhepa tha se ka si objektiv që të dalë në top 30.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022