Olsi Rama e kallëzoi penalisht, reagon Gazment Bardhi

2 Prill 2024 | 15:21

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, Edi Rama, ka kallëzuar në SPAK kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Olsi Rama e akuzon Bardhin për kallëzim të rremë në lidhje me akuzat që ky i fundit bëri ndaj tij si i përfshirë në dosjen e kokainës të “Xibrakës”.

Lidhur me këtë kallëzim ka reaguar Bardhi i cili edhe një herë ka renditur faktet që sipas tij e lidhin vëllain e kryeministrit me dosjen e XIbrakës.

“Të mendohesh 5 ditë për të bërë një letër qesharake si kjo e Edi/Olsi Ramës ndaj meje do të thotë se je në hall të madh! Po! Nuk ka dy të vërteta! Ka vetëm një të vërtetë!

Fakti 1. Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar kufirin 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës.

Fakti 2. Është fakt, jo sajesë politike, se nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës.

Fakti 3. Është fakt dhe jo sajesë politike se policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Olsi Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç.

Fakt 4. Policia dhe Prokuroria sipas gjykatës kanë kryer hetime të mangëta dhe kanë lënë në harresë dosjen 335/1-2016 që kishte si qëllim të identifikonte bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal.

Nga ana njerëzore, ndiej keqardhje për Olsi Ramën. I vëllai, për të shpëtuar nga përgjegjësia, po e përdor edhe atë si çdo bashkëpunëtor që ka keqpërdorur dhe e ka hedhur më pas prapa hekurave!

Politikisht, kam një kërkesë për Edi Ramën! Mos u fshih pas vëllait më të vogël! Në parlament të enjten ke gjithë kohën për të treguar çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës! Harroje se mund të bësh edhe me SPAK siç bëre me dy prokurorët që mbyllën sytë dhe dosjen bashkë me sytë!”, shprehet Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026