‘Open Balkan’ i hap rrugë rusëve për të ndikuar në Ballkan, thotë eksperti
Eksperti për çështjet e rajonit, Enver Bytyçi thotë se Shqipëria duhet të rishikojë përfshirjen në nismën ‘Open Balkan’ pasi e sheh atë si iniciativë ku Rusia mund të shtrijë ndikimin në rajon përmes Serbisë.
“Open Balkan është një iniciativë e cila i hap rrugë interferimit të rusëve edhe nëpërmjet Serbisë. Ka me qindra dhe mijëra rusë që kanë marrë nënshtetësi serbe. Kjo i jep mundësinë që të investojnë dhe lëvizin lirisht”, tha studiuesi.
Sipas Bytyçit Shqipëria nuk ka garanci se “elementët rusë që janë shtetas serbë nuk janë njerëz të cilët mund të angazhohen në veprime destruktive në gjithë Ballkanin dhe në Shqipëri”.
Ai i bëri apel kryeministrit Rama që rishqyrtojë këtë angazhim duke shtuar se vendimi për t’u bërë pjesë është marrë pa konsultë dhe ekspertizë.
Eksperti duke folur për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë tha se “është e para luftë që nuk është shpallur, pasi në histori luftërat shpallen dhe pastaj fillojnë”.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
- 18:39 Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 18:35 Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh