OpenAI refuzon ofertën e shitjes prej 97.4 miliardë dollarësh të Musk 

15 Shkurt 2025 | 09:03

Organizata kërkimore e inteligjencës artificiale OpenAI, e cila zotëron ChatGPT, hodhi poshtë një ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh nga një konsorcium i udhëhequr nga miliarderi Elon Musk, duke thënë se startup-i nuk është në shitje.

“OpenAI nuk është në shitje dhe bordi refuzoi njëzëri përpjekjen e fundit të zotit Musk për të prishur konkurrencën e tij.

Çdo riorganizim i mundshëm i OpenAI do të forcojë organizatën tonë jofitimprurëse dhe misionin e saj për të siguruar që AGI të përfitojë të gjithë njerëzimin,” tha Kryetari Brett Taylor në emër të bordit të kompanisë.

Reuters raporton se kjo është përpjekja e fundit e Musk për të bllokuar startupin që ai themeloi me CEO të OpenAI, Sam Altman, që të mos bëhet një firmë fitimprurëse, pasi ai kërkon të sigurojë më shumë kapital dhe të qëndrojë përpara në garën e inteligjencës artificiale.

Musk u largua nga OpenAI në 2019, pas së cilës kompania krijoi një krah fitimprurës që tërhoqi miliarda dollarë fonde. Pronari i Tesla-s më pas akuzoi startup-in për braktisjen e misionit të tij origjinal dhe për vendosjen e fitimit përpara të mirës publike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani

Irani ka dënuar vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta shpallur Trupën e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) organizatë terroriste, duke paralajmëruar se Londra do të...
14:27 | 14/07/2026

Zvicra heton Google për konkurrencën në Android

Autoriteti zviceran i konkurrencës (Weko) ka nisur një hetim paraprak ndaj Google-it, pas dyshimeve se kompania mund të ketë kufizuar konkurrencën duke vendosur automatikisht Google...
14:03 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026