Elon Musk bën thirrje që Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës të mbyllen

10 Shkurt 2025 | 09:37

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili drejton Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), ka bërë thirrje që stacionet radiofonike të financuara nga SHBA, Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës të mbyllen.

Në një postim në X, Musk shkruan:

“Po, mbyllini ato [Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës – red.].

  1. Europa është e lirë tani (pa llogaritur burokracinë mbytëse). pershendetje??
  2. Askush nuk i dëgjon më.
  3. Janë thjesht njerëz të çmendur të majtë radikalë që flasin me veten e tyre, ndërsa djegin 1 miliard dollarë në vit të parave të taksapaguesve amerikanë.”


Radio Evropa e Lirë është një media dhe radiostacion online që pozicionohet si një media private, jofitimprurëse e lajmeve dhe informacionit. Ai financohet nga Kongresi Amerikan. Rrjeti i korrespondentëve të stacionit përfshin 23 zyra dhe mbi 1400 reporterë të pavarur.

Zëri i Amerikës është një transmetues radioteleviziv amerikan me seli në Uashington, DC, që transmeton në 47 gjuhë me një audiencë javore prej 278 milionë njerëz. Ajo u themelua nga qeveria federale e SHBA.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit

Detaje të një plani të dyshuar sekret për përmbysjen e regjimit iranian, i hartuar nga shërbimi izraelit i inteligjencës Mossad, janë publikuar nga televizioni izraelit...
16:05 | 14/07/2026

Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar

Të paktën nëntë palestinezë, përfshirë një djalë 10-vjeçar dhe një oficer të lartë policie të Hamasit , u vranë nga zjarri izraelit në Rripin e...
16:02 | 14/07/2026

Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit

Mbretëria e Bashkuar përsëriti këtë të martë qëndrimin e saj se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet pa taksa apo tarifa pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump...
15:50 | 14/07/2026