Elon Musk: Presidenti Trump ka rënë dakord për mbylljen e USAID

3 Shkurt 2025 | 15:26

Elon Musk, i cili drejton Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë në SHBA, deklaroi përmes një postimi në platformën “X” se Presidenti Donald Trump ka rënë dakord për mbylljen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Sipas Musk, procesi i mbylljes tashmë ka nisur.

Miliarderi e përshkroi agjencinë si një “fole me krima”, duke nënkuptuar se është një institucion që nuk mund të reformohet.

“Nuk ka mollë, është përtej riparimit,” tha ai.

Sipërmarrësi amerikan theksoi gjithahstu se marrëdhënia e tij me presidentin Trump është forcuar me kalimin e kohës. “Sinqerisht, unë e dua atë djalë. Ai është i mrekullueshëm,” tha Musk.

Në postime të mëparshme në “X”, Musk ka kritikuar ashpër USAID-in, duke e quajtur atë një “organizatë kriminale” dhe një “fole nepërkash e marksistëve të majtë radikalë që e urrejnë Amerikën”.

Ndërkohë, administrata Trump ka nisur një rishikim të fondeve dhe programeve të USAID-it, duke analizuar ndikimin dhe efektivitetin e ndihmës së huaj të SHBA-së.

Kujtojmë se edhe në Shqipëri SHBA financojnë institucione shqiptare apo organizata jo-qeveritare përmes fondacionit USAID.

Deri tani, sipas të dhënave, rezulton se USAID ka shpenzuar mbi 500 milionë dollarë në Shqipëri që nga viti 1992, duke e bërë SHBA një nga kontribuuesit më të mëdhenj për vendin. Ndihma amerikane ka luajtur një rol kyç në tranzicionin e Shqipërisë drejt demokracisë dhe ka ndikuar që vendi të jetë një nga më pro-amerikanët në Europë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026

META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna

Një grup prej 26 ish-punonjësish të Meta Platforms ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Oakland, Kaliforni, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur...
16:36 | 14/07/2026

Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, IRGC e Iranit njoftoi gjatë fundjavës se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit, pasi qëlloi një të shtënë paralajmëruese ndaj një anijeje...
16:31 | 14/07/2026