Operacion i madh antidrogë i policisë së Kosovës, arrestohen 22 persona

3 Qershor 2025 | 16:14

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën se pas një hetimi disamujor, ka arritur të arrestojë 22 persona dhe të shkatërrojë një grup të krimit të organizuar të trafikimit me narkotikë.

“Personat janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘krim i organizuar’, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave. Veprat penale, të pandehurit dyshohen se i kanë kryer përmes aplikacionit ‘SkyECC’”, është thënë në deklaratën e lëshuar nga autoritetet e drejtësisë, të cilat e kanë urdhëruar nisjen e hetimeve.

SkyECC është aplikacion mesazhesh të enkriptuara, në të cilin fitohet qasje përmes abonimit.

Policia ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit, dhe në to janë bastisur 47 lokacione.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar prova të konsiderueshme materiale, lëndë narkotike, 129 vetura, para të gatshme, dhe janë ngrirë mjete në llogari bankare në vlerë prej 500 mijë eurove.

Në mesin e mallrave të sekuestruara janë edhe “nëntë orë dore të markave të njohura, 36 armë të llojeve të ndryshme, 1.569 fishekë të ndryshëm, 1.292 copë municione të ndryshme, një prese për paketimin e heroinës dhe kokainës, laptopë, telefona, usb dhe dokumente të ndryshme”.

Operacioni, i ashtuquajtur “Qielli i Thyer”, është mbështetur nga shkëmbimi efektiv i të dhënave me autoritetet e Belgjikës, Francës, Holandës dhe EUROPOL-it, i cili ka siguruar koordinim ndërkombëtar policor.

Policia dhe autoritetet e drejtësisë kanë thënë se ky operacion është rezultat i një hetimi të gjatë kundër grupeve të krimit të organizuar që janë marrë me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimin e parave dhe formave të tjera të krimit të organizuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026