Operacion i SPAK dhe Policisë kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, ekzekutohen masa sigurimi

12 Qershor 2026 | 08:42

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, zhvilloi të premten një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Sipas informacionit paraprak, personat ndaj të cilëve po veprohet dyshohen për kryerjen e veprave penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, në vlera të konsiderueshme financiare, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Operacioni është në vijim dhe pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme lidhur me numrin e personave të përfshirë, masat e sigurisë të ekzekutuara dhe rezultatet e aksionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet 38-vjeçari në Himarë, u kap me armë, granatë dhe jelekë antiplumb

Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar nga Vlora, gjatë një operacioni të koduar “Siguria 2”, të zhvilluar në kuadër të kontrolleve të...
14:56 | 09/07/2026

Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar rreth koncertit të Kanye West, që do të zhvillohet në Tiranë më 11 korrik. Ai kundërshtoi përdorimin...
14:39 | 09/07/2026

Hita: Pezullohet një efektiv në Fier, krijoi një lidhje të papërshtatshme me të miturat në ngjarje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje mbi rastin e dhunimit të një të miture nga disa bashkëmoshatare në Fier,...
14:32 | 09/07/2026