Operatorët e autobusëve kërkesë qeverisë për zgjatjen e subvencionit
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i është drejtuar zyrtarisht qeverisë me një kërkesë për zgjatjen edhe me tre muaj të subvencionit për karburantin për operatorët e transportit publik.
Në kërkesën drejtuar Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës dhe disa ministrive, operatorët argumentojnë se çmimet e larta të karburantit vijojnë të rëndojnë kostot e aktivitetit dhe rrezikojnë vazhdimësinë normale të shërbimit publik.
Sipas dokumentit, operatorët kërkojnë që masa e kompensimit prej 50 lekë për litër karburant të vijojë edhe për periudhën korrik-shtator 2026. Ata theksojnë se, edhe pse akti normativ u miratua për të përballuar situatën në tregun e hidrokarbureve, çmimet mbeten ende të larta dhe ndikojnë drejtpërdrejt në kostot e transportit urban, rrethqytetas dhe ndërqytetas.
Shoqata paralajmëron se ndërprerja e mbështetjes financiare mund të sjellë ulje të flotës dhe frekuencës së shërbimit, si dhe vështirësi financiare për operatorët e licencuar të sektorit. Dokumenti mban datën 13 maj 2026 dhe është firmosur nga kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Kostandin Foni
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë