Opinioni i gazetarëve, problemet kryesore, blerja e votave dhe mungesa e programeve

22 Prill 2021 | 15:14

Fushata elektorale për zgjedhjet e parlamentare të vitit 2021 mbetet e veçantë për shkak të bashkëjetesës me COVID-19.

Por sërish problematikat e shfaqura ndër vite duket se do të jenë prezente edhe në këtë proces.

Në optikën e gazetarëve më të vjetër në Shkodër, fushata që po përmbyllet ka qenë e qetë ndërsa beteja është zhvendosur brenda llojit më shumë se ndërmjet subjekteve politike. Problematikë mbetet mungesa e programeve.

“Në një farë mënyre është një betejë edhe brenda radhëve, pasi marrim rastin e Shkodrës, lista prej 11 kandidatësh mund të ketë një përmbysje spektakolare numrash,” – u shpreh gazetari Taulant Kopliku.

Ndërkaq, për gazetaren Brunilda Dibra qytetarëve u ka munguar një program i qartë elektoral.

“Palët janë përpjekur të japin alternativa konkrete sa i përket situatës aktuale por edhe asaj që ata premtojnë me ardhjen e tyre në pushtet,” – tha gazetari Bleri Delija.

Shit-blerja e votës duket se nuk do zhduket edhe këtë vit duke dëmtuar procesin.

“Po ndodh edhe në qytetin e Shkodrës. Më përpara nuk ka ekzistuar ky fenomen. Le të themi që më të ekspozuar ndaj shit-blerjes kanë qenë zonat periferike,” – u shpreh Dibra.

Sa i takon shpërndarjes së mandateve në Shkodër, sipas gazetarëve duket një epërsi e së djathtës ndërsa nuk përjashtohen surpriza nga partitë e reja e konkretisht Jozefina Topalli.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak...
21:08 | 17/07/2026

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026