Opozita akuza qeverisë: përfaqësues të krimit marrin tenderë

11 Maj 2022 | 19:07

Opozita ka kritikuar punën e qeverisë për luftën ndaj krimit të organizuar. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, deputeti demokrat Gazment Bardhi tha se Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë drejtim.

“Krimi i organizuar është fuqizuar vitet e fundit. Kemi përfaqësues të krimit të organizuar që marrin miliona euro nga tenderat çdo vit. Marrin tendera publikë. Kemi eksponentët të krimit të organizuar që postojnë paratë në mes të Tiranës dhe nuk ka hetime”, tha deputeti i PD. 

Por kritikat e Bardhit janë kundërshtuar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Zoti Bardhi ka tendencë për të nxirë realitetin. Shqipëria merr pjesë në operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar, kur vetëm pak vite më parë as informacione nuk merrte”, u shpreh ai.

Ministri i Brendshëm deklaroi se është forcuar bashkëpunimi me partnerët për të luftuar krimin e organizuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026