Opozita e bashkuar apo veçmas në zgjedhjet e 25 prillit
Teksa Partia Socialiste pritet të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, kampi opozitar ka më shumë mundësi për një koalicion të gjerë politik.
Partia Demokratike duket se do të garojë këto zgjedhje në koalicion me partitë tradicionalisht të djathta. Deri tani partia e demokristianit Nard Ndoka, Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehin kanë konfirmuar se do të jenë aleatë të Partisë Demokratike në zgjedhje. Sipas burimeve të Euronews Albania ata janë vendosur në lista të sigurta përkatësisht në Shkodër, Durrës dhe Tiranë.
Kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule gjithashtu ka pranuar bashkimin e forcave opozitare në një koalicion të vetëm, për të maksimizuar votat e krahut të djathtë.
Të pavendosurit, janë aktualisht kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ka deklaruar se në rast se nuk do të arrijë një marrëveshje për të qenë në koalicion me Partinë Demokratike, Partia Republikane do të garojë e vetme me 140 kandidatët e saj dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, i cili duket se ende nuk e ka ndarë mendjen.
Sipas të dhënave të sondazhit të realizuar nga Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB bashkimi i të gjitha partive opozitare do t’i kthente zgjedhjet e prillit në një garë kokë më kokë mes pozitës dhe opozitës.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:37 OKB vlerëson: Rreth 7 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë
- 17:29 I moshuari dhunon gruan në Pogradec, vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës
- 17:19 Izraeli sulmon me dron Libanin jugor, vetëm një ditë pas marrëveshjes për tërheqjen e disa trupave nga rajoni
- 17:17 Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban
- 17:13 Goditje e rëndë për Rusinë, Ukraina shënjestron uzinën e raketave balistike! Momente nga sulmi (VIDEO)
- 17:07 Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë