“Opozita e Kosovës do bashkohet”, Cana: Ja kush do të jetë kryeministër
Edon Cana kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku mohoi mundësinë e një koalicioni mes PDK dhe Vetëvendosjes për të krijuar qeverinë e re.
“Vetëvendosja është një parti që është rrezik për të ardhmen e shtetit. Nëse Kurti do të jetë kryeministrër i ardhshëm ky është një rrezik më i madh për shtetin e Kosovës, sidomos në këtë fazë që është shumë delikate. Në asnjë rrethanë ne nuk futemi në koalicion me Albin Kurtin, ai përbën rrezik nacional”,-tha Cana.
I pyetur se çfarë do të ndodh nëse Kurti nuk do të arrijë të formojë shumicën parlamentare, Cana tha se nëse Vetëvendosja nuk arrin ta krijojë qeverinë
“Ne e dimë që lëvizja Vetëvendosje kryeministri Kurti nuk lodhet fare për shtetin e Kosovës, kjo është një lëvizje që ka për filozofi politike dhunën, ata do provojnë çdo gjë që ta bllokojnë shtetin e Kosovës. Ne jemi në një situatë tepër të rrezikshme ndaj jemi shumë të bindur se do të krijojmë një shumicë parlamentare dhe kryeministri i ardhshëm Bedri Hamza do të jetë kryeministri më normal që ka pasur Kosova dhe ne kemi nevojë për një politikë normale”,-tha Cana.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kallas: Do të përpiqemi ta bëjmë funksional dialogun Kosovë-Serbi
- “Dërgimi i trupave amerikane në Ukrainë, një opsion”- Vance bën deklaratën e fortë
Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit