Opozita kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut pas helmimeve në Krujë

28 Tetor 2021 | 11:28
Opozita ka kërkuar dorëheqjen e kreut të Bashkisë së Krujës pas helmimit të banorëve nga uji, derisa edhe 130 persona të tjerë u paraqitën me simptoma helmimi në spital gjatë natës së djeshme.

Partia Demokratike kërkoi që çështja e helmimit të banorëve në Krujë nga uji të jetë temë kryesore e seancës në Kuvend. Por, përfaqësuesit e Partisë Socialiste deklaruan se nuk mund të ndryshohej rendi i ditës.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se kjo çështje nuk mund të politizohet.

Jashtë sallës së Kuvendit, deputetët e Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe Merita Bakiu kërkuan dorëheqjen e kreut të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi dhe hetime për ngjarjen.

Ata thanë se Qeveria reagoi me vonesë dhe se janë të shqetësuar në mungesën e furnizimit të ujit në qytetin e Krujës.

“Problemi në qytetin e Krujës është mosfurnizimi me ujë. Dhe kjo i ka çuar familjet shqiptare në një krizë tjetër përveç asaj të sëmundjes. Jemi të shqetësuar sepse shteti nuk ka reaguar fare. Është e tmerrshme që në një helmim kaq masiv një qeveri të mos reagojë”, tha Bakiu.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka komentuar helmimin e mbi 500 qytetarëve të Krujës. I pyetur nga gazetarët për investimet në ujësjellës që janë bërë në këtë qytet, Rama tha se të bësh investimin është një gjë dhe të sigurohesh që uji të jetë në parametrat e duhura është gjë tjetër.

“Kjo është një gjë në hetim administrativ, për t’u kuptuar se çfarë ka ndodhur. Por që t’i lidhim këto dyja më duket pak si e pakuptimtë”, tha Rama.

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot dhe pritet të hidhet për votim projektligji për Eurobondin që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë. Po ashtu, është parashikuar edhe projektligji për miratimin e buxhetit faktit të vitit 2020.

Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet për helmimin e 500 banorëve, të cilët kanë marrë mjekim në spital. Organi i akuzës njofton se hetimet kanë nisur për veprën “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës’ me pasojë dëmtimin e personave. Prokurorët kanë urdhëruar nisjen e kryerjes së ekspertizave tek banorët të helmuar për të përcaktuar shkakun.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026