Opozita me dy lista, Duka në tre vendet e para në listën e Durrësit
Në një intervistë për Euronews Albania, Agron Duka deklaron se Partia Agrare Ambientaliste (PAA) do të jetë në tre vendet e para në listën e Durrësit dhe do ketë kandidatë në të gjitha qarqet, por jo në vendet fituese. Duka konfirmon gjithashtu dhe daljen me dy lista të opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit.
“E rëndësishme është që u ra dakord që të dilet në një listë të përbashkët koalicioni PD dhe aleatët. Detajet janë këto, që u la një vend i sigurt në Durrës, sepse këto lista janë pothuajse të mbyllura, por na u la mundësia që të kemi nivel përfaqësimi në gjithë qarqet e tjera të Shqipërisë por pa e përcaktuar numrin rendor,” – tha Duka.
Duka tha se për marrëveshjen e koalicionit ishte negociuar së paku tre ditë dhe se në tërësi PAA kishte pasur kërkesa më të mëdha.
Kryetari i PAA-së kujtoi se ndryshimi i Kodit Zgjedhor, i cili parashikon një listë gjysmë të mbyllur ku kandidatët e listuar mandatohen me votat e përgjithshme dhe pjesa tjetër me vota direkte, nuk e bën problematike renditjen në numra më të ulët.
Gjatë ditëve në vijim, pritet që PD të dakordësojë marrëveshjet edhe me partitë e tjera të opozitës.
Lexoni gjithashtu:
Rudina Hajdari shpall kandidaturën për deputete në qarkun e Elbasanit
Opozita në zgjedhje l Bushati: Me një listë. Haxhiu: Humbin 3-4 deputetë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta