Opozita në fushë beteje për votat, Grida Duma e Edmond Haxhinasto përballë analistëve
Grida Duma, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe kandidate në Tiranë me numrin 8 në listat e votimit dhe Edmond Haxhinasto, ish-deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kandidat në Tiranë, i cili në listat e votimit mban numrin 6 ishin sot në Ilva Now me gazetaren Ilva Tare përballë analistëve, Aleksandër Çipa dhe Plator Nesturi si dhe ekspertes së komunikimit, Edlira Gjoni.
Znj. Duma dhe z. Haxhinasto pavarësisht hipotezës për një përplasjes brenda llojit në terren mes LSI dhe PD, ata thanë se fushata po ecën në mënyrë të harmonizuar.
E pyetur nëse do të kërkoj vota personale, Grida Duma tha se në këtë sistem zgjedhor një gjë e tillë është pashmangshme. Ajo tha se nuk do t’i duhen këto vota personale për të treguar peshën në parti. Pesha tha znj. Duma mund të matej në një sistem mazhoritar ose me lista plotësisht të hapura.
“Kur më thonë se mund të ngatërrohen te fleta e votimit, sidomos mosha e thyer u them që sigurohuni që vota të shkojë për Partinë Demokratike”, deklaroi znj. Duma.
Edmond Haxhinasto, anëtar i kryesisë së LSI dhe kandidat i saj për deputet në Qarkun e Tiranës thotë se partia e tij ka vendosur 5 prioritet në programin e saj që nuk do t’i negociojë as në rast të një bashkëqeverisjeje me PD.
Pavarësisht kësaj, ish-zv.kryeministri tha se ka një koherencë në programin e dy forcave të opozitës dhe në marrëveshjen parazgjedhore kanë rëndë dakord për respektimin e prioriteteve.
“Ne kemi koherencë me premtimet, kemi vlerësim shumë të ngjashëm për shumë problem që ka vendi dhe rrugën e zgjidhjes, por padyshim që kemi diferencat tona. Kemi 5 prioritete të panegociueshme nesër në një qeverisje të përbashkët por programin e kemi shumë të gjerë”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës