Opozita paralajmëron padi kundër OSHEE dhe KESH për energjinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit tha se nesër PD do të dorëzojë në Kuvend një kallëzim ndaj abuzimeve që sipas tij qeveria është duke bërë në sektorin e energjisë, konkretisht në OSHEE dhe KESH.
Plani i prezantuar nga kryeministri kundër krizës, sipas krydemokratit ishte vetëm një borxh i ri prej 200 mln eurosh që do t’i jepet OSHEE.
Kjo e fundit, tha Basha përmes tenderëve të luksit, klientelizmit dhe punësimeve politike në administratat përkatëse kanë krijuar një gropë të madhe korrupsioni në sektorin energjetik.
“Një borxh publik jashtë kontrollit, që ia lidh duart qeverisë për të vepruar në ndihmë të qytetarëve dhe sipërmarrjeve, pasi prioritete të saj ka oligarkët me të cilën ndan pushtetin dhe buxhetin e shtetit.
Prandaj, nën shtrëngimin e zgjidhjeve korruptive që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë, sot nuk kanë asnjë masë për të mbrojtur familjet shqiptare dhe ekonomin e tyre, që fatkeqësisht do të përkeqësohet në ditët dhe muajt në vazhdim”, tha kreu i PD.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta