Opozita parlamentare largohet nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve: Shumica s’ka vullnet për hapje të listave
Pas debateve mes shumicës socialiste dhe deputetëve të opozitës parlamentare në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ligjeve ku pritej të shqyrtoheshin nen për nen amendamentet e propozuara nga PS-ja për Kodin Zgjedhor, opozita parlamentare e bojkotoi atë.
“Kam dhe dakordësinë e zotit Murrizi, deputetët e opozitës parlamentare do ta bojkotojmë këtë mbledhje sepse nuk do të qëndrojmë këtu teksa ju të kaloni nen për nen…” – tha Hajdari përpara se të ndërpritej nga kryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja.
“Kushdo që nuk është anëtar i komisionit të ligjeve, dhe që është me statusin e të ftuarit, apo të pjesëmarrësit në mbledhjen e komisionit të ligjeve, është i lirë ta lërë sallën në çdo moment,” – tha Manja.
Deputetja Hajdari shkroi më pas në Twitter dhe Facebook se opozita parlamentare vendosi ta bojkotojë mbledhjen “sepse nuk pa vullnet pozitiv nga mazhoranca për të realizuar hapjen reale dhe 100 për qind të listave të kandidatëve”.
Nëse maxhoranca do të vazhdojë në këtë rrugë, duke ardhur me drafte të cilat nuk synojnë hapjen e listave, por mashtrimin e shqiptarëve, ne [opozita parlamentare] nuk do të bëhemi pjesë e kësaj loje të shëmtuar, le ta bëjnë vetë. E di që shumë qytetarë ndoshta edhe janë lodhur nga ky debat, dhe ky ndoshta është edhe qëllimi i kastës së vjetër politike, t’i lodhë qytetarët tej mase e më pas të bëjnë atë që kanë bërë gjithnjë, të gënjejnë, por kjo që po bëjmë është shumë e rëndësishme jo për sot, por për 30 vitet e ardhshme. Na duhet që këtij vendi t’i rikthejmë demokracinë, si mjet për të rritur mirëqenien dhe zhvilluar ekonominë. Ne nuk dorëzohemi!” – u zotua përmes një postimi në Facebook, deputetja Hajdari.
Lexoni gjithashtu:
Rudina Hajdari: Propozimi i socialistëve për listat është hileqar
Kodi Zgjedhor, Gjylameti: Koalicionet jo ‘merak’ i PS, Sejamini: Çështje që ndikon në zgjedhje
Rudina Hajdari flet për kryetarin e “Nismës” dhe preferencën për koalicion mes Bashës e Ramës
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta