Opsioni i testit negativ në Gjermani, strategji e re për të bashkëjetuar me virusin
Autoritetet në Gjermani kanë zgjedhur strategjinë e testeve të shpejta për të lejuar qytetar që të vizitojnë dyqanet, muzetë, apo teatrot dhe kinematë. Nga ana e tyre, banorë të qyteteve të ndryshme e kanë mirëpritur nismën, duke e cilësuar si të vetmen mënyrë për të bashkëjetuar me virusin.
Gjermania mund të jetë duke luftuar valën e tretë të COVID-19, por jeta duket më se normale në qytetin Tuebingen, ku kushdo me një test negativ mund të shijojë një ditë nëpër dyqane, në piknik, apo në aktivitete kulturore.
Rregullat e zakonshme për mbajtjen e maskës dhe distancimin fizik janë ende në fuqi, por qytetarët besojnë se skema e testeve të shpejta është e vetmja mënyrë për të bashkëjetuar me COVID-19 dhe për të shijuar dyqanet, teatrot dhe muzetë.
Qyteti qendror i Vajmarit i ka hapur subjektet në fjalë për qytetarët që kanë një test negativ. Ndërsa landi i vogël i Saarlandit po shkon edhe më tej dhe synon t’i japë fund izolimit më 6 prill, duke përdorur një kombinim të testeve të shpejta dhe higjienës për të rihapur kinematë, palestrat dhe restorantet.
Ndërkohë, për një prerje flokësh, për një trajtim kozmetik ose një masazh kërkohet gjithashtu një test negativ i bërë të njëjtën ditë. Edhe për të hyrë në pikat e shitjes, krahas atyre që shesin produkte bazë si super marketet dhe farmacitë, të interesuarit duhet të jenë në gjendje të ofrojnë testin ditor. E njëjta gjë zbatohet për muzetë.
Në Berlin, disa qendra tregtare kanë njoftuar planet për të ofruar teste të shpejta falas. Ndërkohë, testet negative duhen edhe për të ndjekur eventet në salla të mbyllura, apo grumbullimet me persona të tjerë. Por kjo nuk zbatohet në rastin e manifestimeve apo në eventet e organizuara nga komunitetet fetare.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania