Ora: Besoj që do ketë një bashkëpunim me Dua Lipën
Psikiatrja Vera Ora ishte e ftuar në “SOT” në Euronews Albania për të folur rreth fëmijërisë së Ritës, vështirësive, karrierës dhe jo vetëm.
Ora nuk mohoi një bashkëpunim të mundshëm me Dua Lipën.
“Besoj që do të ketë një bashkëpunim. Ajo dhe shprehu dëshirën dhe pse jo,” – u shpreh mamaja e këngëtares.
Psikiatrja bëri thirrje që gratë dhe vajzat ta mbështesin njëra tjetrën. Vënë para përgjegjësisë për të ndihmuar shqiptarët në Britaninë e Madhe ajo tha se është mirë kur ndihmon dikë, jo domosdoshmërisht shqiptar.
Ndjesia që Vera Ora tha se merret nga ndihma dhe bashkëpunimi është ajo e forcës për të ecur para.
Psikiatrja shfrytëzon vazhdimisht dhe platformën e saj për të dhënë mesazhe pozitive të mbështetjes dhe dashurisë për njerëzit.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
- 13:56 Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 13:46 Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës