“Ora e Papa Françeskut”, kisha në Gazë do e nderojë çdo ditë me rënie kambanash
Papa Françesku mbeti një avokat i palodhur për paqen në Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke u lutur për t’i dhënë fund konfliktit Izrael-Hamas deri në orët e tij të fundit.
Që nga shpërthimi i luftës, Papa kishte vendosur një ritual të natës, raporton Emma De Ruiter e Euronews : duke thirrur Kishën e Familjes së Shenjtë, famullinë e vetme katolike në Gaza, për të kontrolluar rreth 600 njerëzit që strehohen atje.
At Gabriele Romanelli, famullitari, tha se thirrja e fundit e Papës erdhi të shtunën e kaluar, vetëm dy ditë para vdekjes së tij. “Ai na kërkoi të lutemi, na dha bekimin e tij dhe na falënderoi për të gjithë shërbimin tonë për paqen”, tha Romanelli.
Sot u transmetua varrimi i Papa Françeskut në Kishën e Shenjtë të Familjes, e cila po ashtu është përgatitur për të kremtuar një meshë të veçantë në kujtim të tij pasdite, e më pas do të vijë rruzarja dhe lutjet mortore.
Duke filluar nga sonte, njoftoi Romanelli, këmbanat e kishës do të bien çdo mbrëmje në orën 20:00 me orën lokale për të kujtuar “Orën e Papës”, thirrjet e tij të natës në famulli.
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona