Orare për ujin e ngrohtë në Gjermani, kufizohet ndriçimi në rrugë, shkak kriza

9 Korrik 2022 | 13:39

Gjermania vendos të reduktojë përdorimin e ujit të nxehtë, po kufizon ndriçimin e dritave në rrugë, pasi po ndihet gjithnjë e më shumë ndikimi i krizës të energjisë.

Një rritje e madhe e çmimeve të gazit e shkaktuar nga masa e Rusisë muajin e kaluar për të reduktuar furnizimet në Gjermani e ka zhytur ekonominë më të madhe të Evropës në krizën e saj më të keqe energjetike që viti 1973.

Ndërsa tensionet mbi luftën e Rusisë në Ukrainë përshkallëzohen, zyrtarët kanë frikë se situata mund të përkeqësohet. Rusia do të mbyllë tubacionin e saj kryesor për në Gjermani, Nord Stream 1, për 10 ditë e planifikuar për mirëmbajtje.

Por, shumë qytetarë në Berlin kanë frikë se kjo pjesë e tubacionit nuk do të rihapet kurrë. Gjermania, muajin e kaluar ndërmori një hap vendimtar drejt racionimit të gazit kur ministri i Ekonomisë, Robert Habeck aktivizoi fazën e dytë të planit të emergjencës.

Habeck i ka bërë thirrje popullatës që të kursejnë energji .

Vonovia, pronari më i madh i banesave në vend, tha se do të ulte temperaturën e ngrohjes qendrore me gaz të qiramarrësve të saj në 17 gradë Celsius nga ora 23:00 deri në orën 6 të mëngjesit.

Ai tha se kjo masë do të kursente 8 përqind kostot e ngrohjes. Një shoqatë banesash në një qytet pranë kufirit çek, shkoi një hap më tej, duke thënë se po racionalizonte furnizimin me ujë të ngrohtë për qiramarrësit. Tani e tutje ata mund të bëjnë dush të nxehtë vetëm midis orës 04:00-08:00, 11:00-13:00 dhe 17:00-21:00.

Ndërkohë, Berlini ka ulur termostatin në pishinat e hapura, duke ulur temperaturën e tyre me 2 gradë.

Në Gjermaninë perëndimore, Këlni po redukton ndriçimin e rrugëve në 70 për qind të fuqisë së plotë nga ora 23:00.

Edhe banoret po marrin masa, duke riaktivizuar sobat me dru. Është e paqartë nëse masa të tilla do të zbusin faturat e larta të ngrohjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026