Orban: BE të heqë ndalimin e importit të gazit rus pas sulmit të SHBA ndaj Iranit
Kryeministri hungarez Viktor Orbán i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të heqë nga rendi i ditës propozimin për ndalimin e importit të gazit rus, për shkak të rritjes së pritur të çmimeve të energjisë pas bombardimeve amerikane të Iranit.
“Ne duhet të luftojmë rritjen e mëtejshme të çmimeve të energjisë. Ky është një kërcënim serioz. Prandaj, ne duhet të heqim rregulloret dhe ndalimet e Brukselit për energjinë ruse. Kemi mjaft probleme duke pasur parasysh ndikimin negativ të luftës Iran-Izrael mbi çmimet e energjisë”, tha Orban në një video të postuar në Facebook, pas takimit të tij me Këshillin Hungarez të Mbrojtjes, raporton Reuters.
Të martën, Komisioni Evropian propozoi një ndalim ligjërisht të detyrueshëm për importin e gazit rus dhe gazit natyror të lëngshëm në BE deri në fund të vitit 2027, duke përdorur masa ligjore në mënyrë që plani të mos bllokohet nga anëtarët e BE-së, Hungaria dhe Sllovakia.
BE-ja deri më tani ka vendosur sanksione për shumicën e importeve të naftës ruse, por jo për gazin, për shkak të kundërshtimit nga Sllovakia dhe Hungaria, të cilat mbajnë lidhje të ngushta me Moskën.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona