Orban: Do të bëjmë marrëveshje për mbrojtjen me Suedinë

23 Shkurt 2024 | 10:10

Hungaria do ta nënshkruajë një marrëveshje për industrinë e mbrojtjes me Suedinë, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban, të premten.

Orban i bëri këto komente para një takimi me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson, të premten në Budapest, në një kohë kur Hungaria po përgatitet ta ratifikojë më në fund anëtarësimin e Suedisë në NATO.

“Ne do t’i mbyllim të gjitha çështjet e pazgjidhura, dhe ne do ta nënshkruajmë një marrëveshje për industrinë e mbrojtjes, një marrëveshje serioze marrë parasysh madhësinë e Hungarisë. Do të marrim disa vendime apo… synime për bashkëpunim ushtarak”, tha Orban për radion shtetërore, duke mos dhënë hollësi.

Dy kryeministrat do ta mbajnë një konferencë për media të premten, ndërsa Parlamenti i Hungarisë pritet ta miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO përmes votimit të hënën.

“Të hënën, Parlamenti hungarez do ta vulosë përfundimisht këtë çështje”, tha Orban.

Suedia aplikoi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake transatlantike gati dy vjet më parë, e nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Hungaria është vendi i vetëm i NATO-s që ende nuk e ka ratifikuar anëtarësimin e vendit nordik, pasi partia në pushtet e Orbanit, Fidesz, e kishte vonuar vazhdimisht hedhjen në votim të kësaj çështjeje, duke u ankuar për kritikat që Suedia ia bënte Hungarisë rreth standardeve të saj të sundimit të ligjit.

Fidesz gëzon një shumicë të madhe në Parlament dhe ka mundur ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë në NATO në çdo kohë, duke qenë se legjislacioni në fjalë ishte dorëzuar para deputetëve në verën e vitit 2022.

Hungaria merr me qira avionë luftarakë Gripen të prodhuar nga kompania e Suedisë, SAAB SAABn.ST, sipas një kontrate të nënshkruar më 2001.

Kristersson tha në fillim të kësaj jave se Suedia dëshiron ta thellojë edhe më shumë bashkëpunimin me Hungarisë për Gripen, dhe se kjo çështje do të jetë në agjendë të premten.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026