Orban: Hungaria kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian

9 Maj 2025 | 09:40

Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha se pranimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian do të përfaqësonte “vetëvrasje ekonomike” për Evropën, duke theksuar se Hungaria nuk e mbështet këtë proces, as një procedurë të përshpejtuar për pranimin e saj.

Orban kritikoi udhëheqësit evropianë, veçanërisht Partinë Popullore Evropiane, për vendimin e tyre se Bashkimi Evropian duhet të “vazhdojë luftën, të mbajë sanksionet dhe të eliminojë plotësisht energjinë ruse, pavarësisht pasojave për ekonominë”, raportoi agjencia “MTI”.

Ai tha se Hungaria po punon për të arritur paqen, sepse kjo do të lejonte heqjen e sanksioneve, uljen e çmimeve të energjisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë, gjë që do ta bënte jetën më të lehtë për familjet hungareze.

Përveç kësaj, Orbán paralajmëroi se ndalimi i importit të energjisë ruse, nëse Brukseli ia del mbanë, mund të çojë në një rritje “drastike” të kostove për prodhuesit e energjisë në Hungari.

Ai deklaroi se familjet hungareze së shpejti mund të paguajnë dyfish më shumë për gazin dhe energjinë elektrike.

Sipas tij, Hungaria ka bërë përpjekje të mëdha për t’i bërë çmimet e energjisë për familjet ndër më të ulëtat në Evropë, pavarësisht kostove të sanksioneve kundër Rusisë.

Orbán theksoi se aktualisht ngrohja e një shtëpie mesatare hungareze kushton midis 700 dhe 800 euro, ndërsa në Sllovaki arrin në rreth 1,350 euro, dhe në Poloni madje deri në 2,400 euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë

Gjermania kërkoi bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportet se Kina po stërvit ushtarë rusë, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme, duke konfirmuar...
10:56 | 04/07/2026

Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë

Revista amerikane Forbes ka publikuar një analizë mbi situatën aktuale të presidentit rus Vladimir Putin, duke e lidhur atë me zhvillimet e luftës në Ukrainë,...
21:44 | 03/07/2026

Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike

Shkencëtari i njohur i inteligjencës artificiale, Yann LeCun ka hedhur dyshime të forta mbi aftësitë e modeleve aktuale si “ChatGPT”, duke deklaruar se ato nuk...
21:42 | 03/07/2026