Orban: Hungaria shpall Antifën organizatë terroriste

26 Shtator 2025 | 11:53

Qeveria hungareze vendosi në një mbledhje të kabinetit ta shpallë Antifën si organizatë terroriste, tha kryeministri i vendit Viktor Orban.

Orban i tha transmetuesit publik se qeveria do të hartojë një listë kombëtare të organizatave terroriste dhe do të marrë masat më të rrepta të mundshme kundër tyre, duke theksuar se shteti duhet të jetë lider në sigurimin që të gjitha “qëllimet kriminale të shpallura” të mos mbeten pa u ndëshkuar.

Kryeministri hungarez vlerësoi se jeta në Evropë po “përkeqësohet” dhe se “mjedisi po ndryshon kundër vullnetit tonë, duke inkurajuar agresionin”, gjë që po ndikon edhe në diskursin politik, raporton MTI.

“Së shpejti vetëm Evropa Qendrore, dhe kryesisht Hungaria, do të konsiderohet një ishull paqeje “, tha Orban, duke theksuar se qeveria dëshiron ta bëjë të qartë se Hungaria dëshiron të mbetet një vend paqësor dhe i sigurt.

Antifa është një shkurtim për “Veprim Antifashist”. Nuk është një shoqatë e organizuar në mënyrë centralizuar, por më tepër një lëvizje e  përbërë nga grupe dhe individë që janë të përkushtuar për të kundërshtuar fashizmin, racizmin, antisemitizmin, nacionalizmin, revizionizmin historik të krahut të djathtë dhe forma të tjera të ideologjive të krahut të djathtë.

Antifa është në spektrin politik të majtë deri në të majtën ekstreme dhe është aktive në të gjithë botën – veçanërisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Rrënjët e saj shtrihen në Gjermaninë e viteve 1920 dhe 1930, kur në kohët politikisht të trazuara të Republikës së Vajmarit, aktivistët dhe grupet e krahut të majtë kundërshtuan Nacional-Socializmin gjithnjë e më të fuqishëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026