Orban: Kthimi i Trump është i vetmi shans për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha sot se do të vizitojë ish-presidentin amerikan Donald Trump në Florida javën e ardhshme dhe e përshkroi kthimin e mundshëm të Trump në presidencë si “i vetmi shans serioz” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Duke folur në Forumin Diplomatik në Turqi, Orbán sugjeroi gjithashtu se kthimi i mundshëm i Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të ndihmojë në përfundimin e konfliktit në Gaza, raportoi AP.
“E vetmja mundësi serioze për paqe është nëse ai kthehet dhe arrin paqen”, tha Orbán në forum.
Ai theksoi se përndryshe, lufta ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë do të jetë e gjatë. Kthimi i Trump “është një parakusht për një paqe të fortë dhe të shpejtë në kontinentin evropian”, shtoi ai.
Orbán tha se ai është i bindur se lufta në Ukrainë “nuk do të ndodhte tani” nëse Trump do të kishte qenë në detyrë kur filloi lufta. Duke komentuar luftën në Gaza, kryeministri hungarez deklaroi se Trump “e kupton” këtë konflikt.
“Ai bëri diçka që krijoi shpresë”, tha Orbán në lidhje me marrëveshjen e Abrahamit, e cila kishte për qëllim normalizimin e lidhjeve midis Izraelit dhe shteteve të Gjirit.
Sipas agjencisë amerikane AP, Orban dhe Trump janë aleatë të vjetër dhe ish-presidenti amerikan e lavdëron rregullisht në fjalimet e tij të fushatës. Të dy u takuan në gusht 2022 në Bedminster, New Jersey, në klubin e golfit të Trump, kur Orbán udhëtoi për në SHBA për të folur në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC) në Teksas.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë