Orban kundër federalizmit dhe “ofensivës LGBTQ” të BE-së

22 Korrik 2023 | 21:41

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, të shtunën ka sulmuar Bashkimin Evropian për, siç ka thënë ai, ndërmarrjen e një “ofensive LGBTQ”, duke thënë se qeveria e tij nacionaliste do t’i mbrojë rrënjët e krishtera të vendit.

Në një fjalim në Rumani, Orban – kritik i moçëm i Brukselit – ka thënë, po ashtu, se shpreson se zgjedhjet e vitit të ardhshëm për Parlamentin Evropian do t’i forcojnë brenda bllokut qeveritë që kundërshtojnë “federalizmin” e përfaqësuar nga Gjermania dhe Franca, shkruan rel.

Në pushtet që nga viti 2010, Orban ka miratuar më 2021 një ligj që ndalon përdorimin e materialeve që konsiderohen si promovuese të homoseksualizmit dhe të ndryshimit të gjinisë në shkolla, duke përmendur nevojën për mbrojtjen e fëmijëve nga “propaganda LGBTQ” dhe duke shkallëzuar një mosmarrëveshje me BE-në.

Ai, po ashtu, është përplasur me Brukselin për disa çështje tjera, përfshirë sundimin e ligjit dhe reformat ndaj mediave dhe gjyqësorit në Hungari.

BE-ja është “ose perandori, ose shtete [individuale]… ne nuk duhet të kemi kurrfarë iluzionesh: federalistët po përpiqen të na shtrydhin”, ka thënë Orban, raporton Reuters.

“Ata haptas dëshironin një ndryshim në qeveri në Hungari [më 2022]”, ka pohuar Orban, duke shtuar se e njëjta gjë tani po ndodh me Varshavën.

Polonia këtë vjeshtë do të mbajë zgjedhje parlamentare, teksa partia konservatore Ligj dhe Drejtësi do të synojë një mandat të tretë. Ajo ka miratuar shumë politika që i ngjasojnë atyre të Orbanit, dhe që të dy vendet janë të përfshira në një mosmarrëveshje me bllokun për sundimin e ligjit, që ka çuar në pezullimin e fondeve të caktuara të BE-së.

Orban ka thënë se një ekuilibër mes federalistëve dhe kombeve që nuk duan t’i kalojnë më shumë kompetenca Brukselit është prishur kur Britania ka braktisur bllokun, dhe tani vetëm Varshava dhe Budapesti po ruajnë “qëndrimin e tyre [antifederalist]”.

‘Marshi i Lirisë’ në Hungari, thirrje për reforma arsimore dhe ndryshime politike

Ndërkohë, ai ka ashpërsuar retorikën e tij kundër komunitetit LGBT (lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe trangjinorë), teksa problemet ekonomike të Hungarisë janë shtuar. Inflacioni vjetor ka kapërcyer 25 përqindëshin në çerekun e parë të vitit.

“BE-ja refuzon trashëgiminë e krishterë, bën zëvendësimin e popullatës së saj përmes emigracionit… dhe ndërmerr një ofensivë LGBTQ”, ka thënë ai më 22 korrik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026