“Putin po pret të marrë hak”- Shefi i CIA-s flet për rebelimin e Prigozhin
Presidenti rus, Vladimir Putin, po përpiqet të fitojë sa më shumë kohë ndërkohë që po përpunom mënyrën se si të sillet dhe çfarë duhet të bëjë me Yevgeny Prighozin, thotë drejtori i CIA-s amerikane.
Prigozhin është kreu i grupit mercenar Wagner, i cili udhëhoqi një kryengritje në Rusi një muaj më parë.
Kryengritja ekspozoi dobësi të rëndësishme në sistemin e pushtetit që Putini ka ndërtuar, tha kreu i CIA-s, William Burns.
Ai i nënvizoi gjatë Forumit të Sigurisë në Aspen se lideri rus mund të planifikojë dhe një hakmarrje ndaj Prigozhin.
“Ajo që po shohim është një kërcim shumë i ndërlikuar”, tha të enjten shefi i CIA-s.
Putin ka të ngjarë të përpiqet të fitojë kohë ndërsa ai përpunon mënyrën më të mirë për t’u marrë me liderin e grupit Wagner, shtoi Burns.
Ky grup mercenar ka ende vlerë për lidershipin e Rusisë në vende si Afrikë, Libi dhe Siri dhe ndaj ndoshta Putin po përpiqet t’a ndajë grupin nga lidershimi i Prigozhin.
Shefi i CIA-s deklaroi se Putin mund të jetë në pritje për të marrë hak.
“Putini është dikush që në përgjithësi mendon se hakmarrja është një pjatë që shërbehet më së miri e ftohtë,” tha zoti Burns. “Në përvojën time, Putini është apostulli i fundit i shpagimit, kështu që do të habitesha nëse Prigozhin i shpëtonte ndëshkimit të mëtejshëm.”
Në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan Joe Biden sugjeroi se ekzistonte rreziku që shefi i Ëagner mund të helmohej.
“Nëse unë do të isha ai, do të kisha kujdes se çfarë ha. Do ta mbaja vëmendjen në menunë time,” tha presidenti.
Drejtori i CIA-s i bëri jehonë kësaj fjale duke thënë: “Po të isha Prigozhin, nuk do ta pushoja nga puna guzhunierin tim”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë