Orban kundërshton qëndrimin evropian për Ukrainën para samitit Trump-Putin
Të gjithë krerët e Bashkimit Evropian, përveç kryeministrit hungarez Viktor Orban, kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre të “palëkundur” për të drejtën e Ukrainës për të vendosur vetë për të ardhmen e saj.
Kjo deklaratë vjen në një moment kritik, përpara samitit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, që pritet të mbahet të premten në Alaskë.
“Negociatat kuptimplota mund të zhvillohen vetëm në kontekstin e një armëpushimi ose reduktimi të armiqësive,” thanë udhëheqësit, duke shtuar se “ne ndajmë bindjen se një zgjidhje diplomatike duhet të mbrojë interesat jetësore të sigurisë së Ukrainës dhe Evropës.”
Deklarata, e miratuar në Bruksel të hënën dhe e publikuar të martën, u mbështet nga 26 prej 27 vendeve anëtare të BE-së, me përjashtim të Hungarisë.
Viktor Orban, i njohur për marrëdhëniet e ngushta me Kremlinin dhe qëndrimet e tij kundër ndihmës ushtarake për Kievin, refuzoi ta nënshkruante deklaratën, duke mbetur i izoluar nga pjesa tjetër e bllokut.
Në deklaratë, udhëheqësit thanë se “mirëpresin përpjekjet e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.”
Gjithashtu, liderët theksuan se: “Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa Ukrainën.”
Për më tepër, liderët evropianë do të bëjnë një përpjekje të re për të mbështetur kauzën e Ukrainës të mërkurën, në takimet virtuale të thirrura nga kancelari gjerman Friedrich Merz.
Trump nuk konfirmoi nëse do të marrë pjesë, por u shpreh se: “Do të marr idetë e të gjithëve” para se të takohej me Putinin.
Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
Valë e nxehti ekstreme përfshin Portugalinë, temperatura deri në 43°C
Melania Trump zbulon sa fitoi nga dokumentari i saj në Amazon
- 18:04 Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 18:02 Valë e nxehti ekstreme përfshin Portugalinë, temperatura deri në 43°C
- 17:59 Chris Brown humb betejën në gjykatë, detyrohet t’i paguajë ish-punonjëses 13 milionë dollarë
- 17:58 Melania Trump zbulon sa fitoi nga dokumentari i saj në Amazon
- 17:54 Qeveria gjermane miraton projektligjin për rritjen e rezervave ushtarake
- 17:48 Mungesa e vrojtuesve ngre shqetësime për sigurinë në plazhet e Vlorës