Orban merr në mbrojtje Serbinë: Sanksione? Kjo është qesharake dhe e pamundur
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se ideja për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë është qesharake dhe se është e pamundur.
Këtë ai e tha para gazetarëve, para fillimit të samitit të liderëve të BE-së në Granada të Spanjës, madje shtoi se qytetarët serbë dy vitet e fundit kanë vuajtur provokime të ndryshme.
“Duhet të kuptoni se si sillet Kosova. Ata nuk duhet të provokojnë serbët”, tha Orban.
Ai shtoi se pa Serbinë nuk ka stabilitet në Ballkan dhe se duhet të ndihmohet për të stabilizuar rajonin.
Kujtojmë se rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.
Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.
Autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi. Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjës Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar fajësoi serbët e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë