Orban në Uashington për të ndërmjetësuar samitin Trump-Putin për paqen në Ukrainë
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë në Uashington të premten, me qëllimin për të ndërmjetësuar një tjetër samit midis Presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin, i cili pretendon se mund të ndihmojë në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Sipa tij, Rusia dhe SHBA-të kanë disa çështje për të zgjidhur për të koordinuar qëndrimet e tyre mbi konfliktin në Ukrainë.
Orban, i cili ka propozuar organizimin e samitit Trump-Putin në Budapest, do të kërkojë gjithashtu një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër energjisë ruse në atë që do të jetë një provë e madhe për Trump ndaj Kremlinit, pasi ai akuzoi Putinin për ngadalësimin e negociatave për t’i dhënë fund konfliktit me Ukrainën.
Duke folur me gazetarët në bordin e një aeroplani gjatë rrugës për në Uashington, ai tha se çështja për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë do të jenë një nga fokuset e takimit. Ai gjithashtu shprehu shpresën se një samit Rusi-SHBA do të zhvillohet përfundimisht në kryeqytetin hungarez.
“Një ose dy çështje mbeten të pazgjidhura në procesin e bisedimeve SHBA-Rusi. Nëse ato zgjidhen, do të ishte e mundur të mbahej një samit paqeje në Budapest brenda disa ditësh, dhe pikërisht atëherë mund të shpallet një armëpushim dhe paqja mund të vijë në Ukrainë, varësisht nga marrëveshja e palëve”, u tha Orban gazetarëve.
Ndërkohë, Trump njoftoi pas telefonatës së tij të 16 tetorit me Putinin se ai kishte rënë dakord të takohesh në Budapest. Megjithatë, samiti u shty sepse palët nuk kishin arritur të bien dakord mbi qëndrimet e nevojshme për arritjen e rezultateve të prekshme në lidhje me përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.
Sakaq, Moska dhe Uashingtoni thanë se takimi do të zhvillohej kur të krijoheshin kushtet.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit