Orban njofton festë nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë: Do hapim shampanjë

8 Tetor 2024 | 20:47

Udhëheqësi hungarez Viktor Orbán tha se do të hapte “disa shishe shampanjë” nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm.

Kryeministri hungarez është planifikuar të presë liderët e tjerë të BE-së në një samit në Budapest, disa ditë pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.

“Ne do të hapim disa shishe shampanjë nëse Trump kthehet”, tha Orbán të martën, duke e përshkruar samitin e BE-së në nëntor si një moment që blloku të mblidhet “për të provuar të gjejë një zë të përbashkët”.

Orbán tha se nëse Trump zgjidhet president, ai nuk do të presë deri në inaugurimin, por do të veprojë menjëherë “për të vendosur paqen” midis Ukrainës dhe Rusisë “në mënyrë që si udhëheqës evropianë të mos kemi kohë për të humbur”.

“Së pari duhet të reagojmë intelektualisht, filozofikisht dhe më pas strategjikisht”, shtoi Orbán.

Trump ka pretenduar në mënyrë të përsëritur se ai mund të sillte paqen në Ukrainë “shumë shpejt”, duke mos ofruar detaje se si mund të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme. Pikëpamjet e Orbanit për pushtimin rus pasqyrojnë nga afër pikëpamjet e ish-presidentit amerikan, i cili u akuzua nga nënpresidentja e SHBA dhe kandidatja demokrate për president Kamala Harris se përsëriste idetë e Vladimir Putinit, raporton Guardian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026