Orban porosi Vuçiçit: I dashur Aleksandër, lironi 3 policët!
Presidenti hungarez Katalin Novak dhe kryeministri Viktor Orban si dhe anëtarë të tjerë të qeverisë hungareze sot kanë shkuar në Serbi, ku do të mbahet mbledhja e Këshillit Strategjik për Bashkëpunim ndërmjet këtyre dy vendeve.
Në Beograd, Orban foli edhe për tre policët e Kosovës që u rrëmbyen në Veri. Ai i tha presidentit serb që të dëgjojë këshillën e Hungarisë dhe t’i lirojë ata “për të mirën e Serbisë”.
“Për tre policë të Kosovës, ju lutem i dashur Aleksandër, mendojeni, armiqtë mezi presin ta dëmtojnë Serbinë, është një rast i tillë në të cilin mendoj se do të ishte mirë të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë dhe t’i ktheni ata tre shqiptarë në Kosovë. Mendoj se do t’ju ndihmonte për të çuar përpara kauzën tuaj. Prandaj, po ju kërkoj të mendoni për këtë”, tha Orban.
Ndërkaq, Vuçiç lavdëroi raportet e Serbisë me Hungarinë.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet