Orban thotë se është i gatshëm të “pushtojë” Brukselin për të sjellë ndryshim në BE
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se është i gatshëm të marshojë në Bruksel dhe të “pushtojë” zemrën e Bashkimit Evropian para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, teksa partitë opozitare mbajtën një protestë antiqeveritare në Budapest.
Orban, që është në pushtet që 14 vjet, po shpreson që partia e tij Fidesz të përfitojë nga rritja e mbështetjes për krahun e djathtë në mbarë Evropën, teksa po përgatitet të marrë udhëheqjen e presidencës së BE-së për pjesën e dytë të vitit.
Duke folur në një tubim në Budapest në ditën kombëtare të Hungarisë, Orban tha se zgjedhjet evropiane janë shans për të mbështetur Hungarinë.
“Nëse ne mbrojmë lirinë dhe sovranitetin e Hungarisë, ne nuk kemi asnjë zgjedhje tjetër përpos që të pushtojmë Brukselin”, tha Orban gjatë fjalimit para mbështetësve të tij.
“Ne do të marshojmë në Bruksel dhe do të sjellim për vete ndryshimin në BE”.
Orban për një kohë të gjatë ka pasur mosmarrëveshje me shtetet anëtare të BE-së për një sërë çështjesh, përfshirë edhe refuzimin e tij që t’i dërgojë Kievit armë, por edhe për shkak se mban raporte ekonomike me Moskën, edhe pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022.
Ai tha se vendimet e BE-së po godasin fermerët, po godasin klasën e mesme dhe po dëmtojnë kompanitë “dhe mbi të gjitha, po e fusin Evropën në luftë”.
“Ne nuk do të pranojmë faktin që Brukseli i ka lënë vetëm evropianët, dhe për më tepër i ka kthyer kundër njëri-tjetrit”, tha Orban.
Partitë opozitare hungareze mbajtën tubime më 15 mars dhe mijëra persona morën pjesë në to. Këto tubime u organizuan nga Peter Magyar, biznesmen, që më herët ishte i afërt me Fideszin e Orbanit. Ai paralajmëroi se shpejt do të krijojë një parti të re për të sfiduar qeverisjen e Orbanit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë