ORCA: Ministri i Arsimit i Kosovës ka 7 raste plagjiature shkencore

20 Qershor 2020 | 06:54

Një organizatë e shoqërisë civile në Prishtinë ka akuzuar ministrin e ri të Arsimit të Kosovës, Ramë Likaj, se ka 7 raste plagjiature në punimet e tij shkencore. Për këtë qëllim ata organizuan një aksion publik, ku ekspozuan materiale që ata i konsiderojnë plagjiaturë.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, ORCA, ka organizuar një aksion në Prishtinë, ku ka paraqitur punime shkencore, që sipas tyre, paraqesin shtatë raste plagjiature të Ministrit të ri të Arsimit, Ramë Likaj.

ORCA e pagëzoi aktivitetin si “Ekspozita e parë historike e plagjiaturave të ministrit”. Por, gjatë kësaj ngjarjeje u shoqërua në polici organizatori i saj, Rron Gjinovci.

Gjinovcit tha se arsyetimi i policisë ishte se nuk janë njoftuar në kohë për aktivitetin, dhe se ndaj tij iu bë vetëm një vërejtje me gojë.

“Policia ka kërkuar shoqërimin tim në stacion policor me arsyetimin se ne nuk e kemi njoftuar me kohë, çka nuk është e vërtetë, ne e kemi njoftuar policinë dje me shkrim. Policia ka refuzuar të pranojë shkresën tonë dhe përmes telefonit na ka thënë që nuk mund ta mbajmë aktivitetin. Ne kemi insistuar që ata ta lëshojnë me shkrim një vendim për këtë çështje dhe nuk e kanë bërë”, tha aktivisti.

Sa i përket ekspozimit të punimeve të ministrit, Gjinovci tha që për ato është njoftuar dhe Këshilli Etik i Universitetit të Prishtinës, por përgjigja e tyre pas dy vjetësh ishte se nuk kanë mjete që t’i verifikojnë.

“Ne i kemi ekspozuar 7 plagjiatura të ministrit të Arsimit. Këto plagjiatura ne i kemi ngritur si çështje në vitin 2018. Kanë vazhduar disa procedura ndaj kësaj çështjeje. Ajo që ja vlen të përmendet është që platforma ndërkombëtare Scopus, që i ka pasur të indeksuara revistat, i ka përjashtuar ato në vitin 2019, me çka ne kemi marrë validim ndërkombëtar për pohimet tona, që ato revista kanë përmbajtur artikuj që kanë plagjiaturë”, shtoi Rron Gjinovci nga ORCA

Gjinovci shpjegoi edhe se ku ishin bazuar pretendimet e tyre për plagjiaturë të Ministrit të Arsimit Ramë Likaj.

“I kemi markuar me ngjyrë të verdhë të gjitha fjalitë që janë të kopjuara dhe aty mund ta shohin njerëzit se si qoftë nga punimet e tjetër kujt, qoftë nga punimet e tij të mëparshme, duke i paraqitur si dy e si tre punime. Domethënë një gjë që është bërë më parë, e ka paraqit si një gjë të re, ja ka ndryshuar pak titullin, ja ka ndryshuar pak përmbajtjen dhe me këto ai është avancuar në titujt profesorialë në Universitetin e Prishtinës”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026