Organizata të njohura thirrje SHBA të mbrojë gazetarët dhe fjalën e lirë
Organizata të njohura nga shumë vende të botës kanë lëshuar të mërkurën një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës kanë shprehur mbështetjen për lirinë e fjalës dhe mediave, dhe u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i mbrojë gazetarët dhe punëtorët tjerë të punësuar nga Agjencia e SHBA-së për Media Globale (USAGM), meqë shumë prej tyre përballen me rreziqe personale për shkak të raportimit nga dhe për regjime shumë shtypëse, shkruan REL.
“Për më shumë se 80 vjet, entitetet e USAGM-it, përfshirë Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë (REL) kanë luajtur rol vital në shtirjen tek audiencat që jetojnë nën qeveri shtypëse dhe fuqizojnë shprehjen e lirë në disa prej ambienteve më të rrezikshme për raportim. Eliminimi i këtyre organizatave është goditje e madhe për lirinë e mediave dhe dhuratë për autokratët në botë”, është thënë në deklaratën e përbashkët.
Një urdhër ekzekutiv i 14 marsit, i nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje USAGM-it që “të eliminohet në maksimum, në përputhje me ligjet e aplikuara”, në kuadër të përpjekjeve për të zvogëluar elementë të burokracisë federale që presidenti i konsideron të panevojshme.
USAGM është agjenci federale e SHBA-së, mandati i së cilës përcaktohet me disa ligje. Ajo mbikëqyr Zërin e Amerikës, Radion Evropa e Lirë, Radion Azia e Lirë, Transmetuesin për Kubën, dhe Rrjetin e Transmetuesve për Lindje të Mesme.
Sipas ligjit amerikan, operacionet editoriale të entiteteve të USAGM-it janë të ndara prej Qeverisë amerikane, me qëllim të ruajtjes së pavarësisë editoriale.
“Është jetike që Kongresi të mbrojë USAGM-in dhe të garantojë siguri për gazetarët dhe të riafirmojë përkushtimin e Qeverisë amerikane për një media të lirë dhe të pavarur, në shtëpi dhe përtej saj”, është thënë mes tjerash në deklaratën e organizatave.
Radio Evropa e Lirë e ka paditur më 18 mars USAGM-in si dhe zyrtarët agjencisë, Kari Lake dhe Victor Morales, për t’i parandaluar përpjekjet e tyre për ta ndërprerë financimin federal të REL-it.
Padia argumenton se mohimi i fondeve të miratuara nga Kongresi për REL-in shkel ligjet federale dhe Kushtetutën e SHBA-së, e cila i jep Kongresit autoritetin ekskluziv mbi shpenzimet federale.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret