Organizata ukrainase denoncon: Rusia katalog me fëmijët e rrëmbyer nga Ukraina

8 Gusht 2025 | 12:57

Autoritetet ruse dyshohet se kanë krijuar një katalog online birësimi ku janë të regjistruar fëmijët ukrainas të rrëmbyer nga forcat ruse.

Në këtë listë, fëmijët janë të kategorizuar sipas tipareve fizike si ngjyra e syve, flokëve, mosha dhe veçori të tjera personale.

Këtë informacion e bëri të ditur organizata ukrainase “Save Ukraine” më 6 gusht, duke dënuar këtë praktikë si trafikim të fëmijëve dhe shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Sipas kësaj organizate baza e të dhënave përfshin informacion për 294 fëmijë dhe menaxhohet nga departamenti i arsimit të autoriteteve ruse në rajonin e Luhanskut.

Në këtë katalog, fëmijët kategorizohen si “jetimë” ose “të mbetur pa kujdes prindëror”, duke u mundësuar përdoruesve të filtrojnë sipas moshës, ngjyrës së syve, flokëve dhe llojit të kujdestarisë, si birësimi apo kujdesi familjar.

Çdo fëmijë shfaqet me fotografi, moshë, gjini dhe përshkrime të tipareve të karakterit, disa prej tyre të etiketuara si “të bindur” ose “të qetë”.

Mykola Kuleba, drejtori ekzekutiv i organizatës “Save Ukraine”, ngriti alarmin duke paralajmëruar se këta fëmijë po trafikohen në mënyrë efektive nga Kremlini.

Ai i krahasoi fëmijët në këtë katalog me “produkte në një dyqan online”, duke theksuar se kjo është një formë moderne e trafikimit të fëmijëve.

Kuleba, paralajmëroi gjithashtu se fëmijëve u hiqet identiteti ukrainas, u jepet pasaportë ruse dhe u nënshtrohen programeve të kontrollit ideologjik.

Ai theksoi se kjo nuk është formë birësimi apo kujdesi, por trafikim dixhital i fëmijëve, i maskuar pas procedurave burokratike.

Gjithashtu, ai shprehu shqetësimin se ekspozimi i detajuar i fëmijëve në këtë bazë të dhënash i bënë fëmijët të cenueshëm ndaj shfrytëzimit seksual dhe punës së detyruar.

“Shumë prej këtyre fëmijëve kishin familje dhe shtetësi ukrainase, por janë rrëmbyer nga forcat ruse dhe dokumentet e tyre janë ndryshuar për të justifikuar birësimin e tyre në familje ruse” është shprehur Klubea.

Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 35,000 fëmijë ukrainas janë rrëmbyer dhe transferuar me forcë në Rusi ose në territoret e pushtuara që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022.

Autoritetet ukrainase dhe ekspertët ndërkombëtarë kanë denoncuar masivisht këtë fenomen, duke theksuar se disa fëmijë të rrëmbyer po dërgohen në kampe riedukimi për t’u asimiluar si rusë.

Andriy Yermak, shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se disa prej adoleshentëve të rrëmbyer janë detyruar të luftojnë në vijën e frontit kundër Ukrainës, ndërsa disa trupa fëmijësh ukrainas janë gjetur të vdekur në zonat e betejës.

Më parë, Koalicioni Ndërkombëtar për Kthimin e Fëmijëve Ukrainas ka bërë një thirrje të fortë për Rusinë që të kthejë menjëherë dhe pa kushte fëmijët e rrëmbyer nga Ukraina.

Rrëmbimi masiv i fëmijëve është një nga akuzat që çuan Gjykatën Ndërkombëtare Penale të lëshojë një urdhër arresti kundër Presidentit rus Vladimir Putin në vitin 2023, duke e akuzuar atë për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026