Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, procedohet 52-vjeçari në Berat
Komisariati i Policisë Berat ka goditur një rast të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lojtari”.
Si rrjedhojë 52-vjeçari L.K. u procedua penalisht pasi organizonte lojëra të ndryshme fati, në lokalin e tij.
Gjithashtu atij i janë sekuestruar 2 tableta dhe 1 kompjuter që shërbenin për këto lojëra.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Lojtari”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.
Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 52 vjeç, banues në Berat, pasi në lokalin e tij, në lagjen “Muzakaj”, organizonte lojëra të ndryshme fati me tableta dhe kompjuter.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kompjuter dhe 2 tableta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)