Oriola Pampuri: Shumë gra dhe vajza ndihen të rrezikuara nën çati
Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri shprehet se protestat kundër dhunë dhe vrasjes së grave shërbejnë për ndërgjegjësim por nevojitet reagimi i autoriteteve shtetërore për të parandaluar ngjarje të tilla në ta ardhmen.
Znj. Pampuri komentoi në këtë mënyrë në emisionin “Now” protestën e mbajtur këtë të mërkurë në Tiranë pas vrasjes së Sabrina Bengajt nga ish-bashkëshorti i saj.
“Sa herë ka pasur raste të tilla kam reaguar. Këtë herë refuzova të vendos foton e vajzës në profilin tim në Facebook dhe Instagram sepse thash sa të pafuqishëm tregohemi ndaj ngjarjeve të tilla. Si nënë, si grua, si motër ndihem shumë e indinjuar ndaj një ngjarjeje të tillë. Protestat ndërgjegjësojnë shoqërinë por duhet mbështetje nga autoritete”, tha znj. Pampuri.
Deputetja me profesion si psikologe tha se numri i grave dhe vajzave të dhunuara është shumë i lartë dhe ato ndihen të rrezikuara edhe kur kanë urdhër mbrojtjeje nga gjykatat.
“Shumë gra dhe vajza dhunohen fizikisht dhe psikologjikisht dhe ndihen të rrezikuara brenda asaj çatie që duhet të ofronte siguri”, deklaroi znj. Pampuri.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun