“Orkestrim”, Puthja e Ndrenikës për Veliajn, Mile: Prisnim tjetër standard estetik dhe moral

12 Maj 2026 | 22:14

Pedagogu Klementin Mile komentoi në emisionin Now në Euronews Albania takimin në sallën e gjyqit të aktorit Robert Ndrenika me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Sipas tij, shfaqja e Ndrenikës në krah të kryebashkiakut Veliaj ishte e orkestruar dhe ka zhgënjyer shumë njerëz, të cilët prisnin një tjetër standard nga një figurë si aktori i madh.

“Kam një respekt të jashtëzakonshëm për Ndrenikën dhe kam dashur ta ndaj aktorin për atë gjest që pamë, për ta kuptuar a ishte aktorial dhe një rol i radhës. E gjitha m’u duk si një lloj orkestrimi, dhe jo vetëm nga Ndrenika, por edhe të tjerët aty, për ta humanizuar figurën e Veliajt. Nëse ka qenë me skenar të Veliajt apo dikujt tjetër s’e di, por të gjitha shenjat ishin të orkestrimit.

Pyetja që mund të shtrojmë është: a i shërben Veliajt gjithë kjo? Fokusi ishte te Ndrenika, ndoshta se prisnim një standard jo vetëm moral, por edhe estetik si simbol i shkollës së aktrimit shqiptar. Shyqyr që Ndrenika është në një moshë të tillë dhe nuk mund të luajë me role, se me këtë komprometim që i bëri figurës së vet, mund ta vlerësojmë për rolet që na ka lënë”, tha pedagogu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026