OSBE/ODIHR rekomandon rishikim të kuadrit ligjor me prioritet gjithëpërfshirjen, thotë eksperti
Sipas ekspertit Dritan Taulla raporti i OSBE/ODIHR rekomandon që kuadri ligjor i zgjedhjeve të rishikohet me prioritet gjithëpërfshirjen.
Në një koment për Euronews Albania, përfaqësuesi i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), tha se ndryshimet e Kodit Zgjedhor me anë të “Këshillit politik” nuk i përfaqësoi të gjitha palët dhe për këtë kuadri ligjor duhet parë sërish.
Në përgjithësi, Taulla tha se raporti vlerëson si hapa përpara përdorimin e teknologjisë dhe kufizimin e përdorimit të institucioneve apo burimeve publike për fushatë. Megjithatë ai këmbënguli se te kjo e fundit nevojitet që të mos mbetet thjesht si pikë në ligj.
“Ligji më i mirë në botë nuk mjafton, kërkon vullnet për zbatim dhe kjo shkon përtej zgjedhjeve,” – u shpreh eksperti, sipas të cilit administrata publike duhet të jetë medoemos e pavarur nga politika.
Sa i përket krimeve zgjedhore, Taulla tha se nuk mjafton vetëm ndërgjegjësimi i qytetarëve, kjo pasi në tërësi mungesa e denoncimit të shkeljeve bëhet nga mosbesimi te sistemi i drejtësisë. Për këtë ai tha se nevojitet që të ketë rezultate me ndëshkime.
Taulla përmendi si pikë kryesore të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it lejimin e mediave për të marrë pjesë në eventet e partive dhe heqjen dorë nga praktika “me kaseta” ku mediave u dërgohen kronika të gatshme.
“Zgjedhësit marrin një imazh të kuruar të partive, ndërkohë që nga mediat duhet të marrin një informim të paanshëm te qytetari, i cili duhet të bëjë një analizë kritike të politikanit,” – tha Taulla.
OSBE/ODIHR adreson pjesërisht edhe strukturat e kontrollit të votuesve siç ishte ajo e së ashtuquajturve “patronazhistë”. Por Taulla tha se kjo pikë kishte nevojë për më shumë gjëra konkrete.
KRIIK është duke e shqyrtuar në vijim raportin e OSBE/ODIHR-it dhe në fillim të legjislaturës së ardhshme pritet të dalë me një qasje të qartë për mënyrën se si do t’u ushtrojë trysni ligjvënësve për t’i parë me përparësi rekomandimet. Legjislatura e ardhshme nis punë zyrtarisht në muajin shtator.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta