Oscar 2020: “Parasite”, filmi i parë i huaj që rrëmben çmimin Filmi më i Mirë

10 Shkurt 2020 | 21:02

“Parasite”, filmi koreano-jugor, triumfoi në mbrëmjen e shpërndarjes së çmimeve Oscar, duke bërë histori si filmi i parë i huaj që fiton çmimin prestigjioz.

Renee Zellweger rrëmbeu statujën e artë si aktorja më e mire protagoniste, ndërsa Joaquin Phoenix u zgjodh si aktori më i mirë për interpretimin e tij në filmin “Joker”.

Filmi i kategorisë së dramës pasqyron hendekun social në shoqërinë e Koresë së jugut. Ai është vlerësuar me plot katër çmime duke përfshirë edhe filmi më i mirë në gjuhë të huaj, por edhe trofeun për regjisorin më të mirë.

Fituesi i dytë i çmimeve Oscar ishte filmi “1917” me regji të Sam Mendes, i cili rrëmbeu tre çmime të lidhura me efektet speciale të përdorura në skenat që tregojnë ngjarje nga Lufta e Parë Botërore. Të tjerë filma që u vlerësuan në natën e madhe të kinematografisë janë Ford vs Ferrari, Joker dhe Once Upon a Time in Hollywood.

Për sa i përket kategorisë së aktorëve, Joaquin Phoenix u vlerësua si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin Joker, ndërsa Renee Zellweger si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin Judy.

Brad Pitt dhe Laura Dern fituan për herë të parë një çmim Oscar në kategorinë aktorët më të mirë jo protagonist. Brad Pitt për rolin e tij në “Once Upon a Time in Hollywood” i regjisorit të mirënjohur Quentin Tarantino dhe Laura Dern në filmin “Marriage Story” me regji të Noah Baumbach.

Sir Elton John u vlerësua për muzikën më të mirë me këngën “I’m Gonna Love Me Again” në filmin Rocketman.

Toy Story 4 u vlerësua si filmi më i mirë i animuar, ndërsa American Factory, një prodhim i ish-çiftit presidencial të Shteteve Bashkuara, Barack dhe Michelle Obama, mori trofeun si dokumentari më i mirë.

Zhgënjimi i natës së ceremonisë të 92-të të çmimeve Oscar ishte filmi “The Irishman” i Martin Scorsese i cili u nominua në plot 10 kategori, por nuk ka arritur të marrë asnjë trofe.

Fituesit e kryesorë të çmimeve Oscar 2020:

Parasite – 4 trofe

1917- 3 trofe

Ford vs Ferrari- 2 trofe

Joker- 2 trofe

Once Upon A Time in Hollywood – 2 trofe

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026