Oscars 2020: Joker, the Irishman dhe Parasite në garë për çmimin Filmi më i Mirë
Janë shpallur sot nominimet për ceremoninë e 92-të çmimeve Oscar, që mbahet në Los Anxhelos më datën 9 shkurt.
Në kategorinë e aktoreve më të mira protagoniste është nominuar Scarlett Johansson, Saoirse Ronan, Charliza Theron, Renee Zellweger dhe Cynthia Erivo, ndërsa për aktorin më të mirë kryesojnë Antonio Banderas, Leonardo DiCaprio, Adam Driver, Joaquin Phoenix dhe Jonathan Pryce.
Filmat the Irishman, Jojo Rabbit, Joker, Little Women dhe Marriage Story janë në garë për të rrëmbyer çmimin e filmi më i mirë.
Filmi Joker, me rol kryesorë të Joaquin Phoenix, është vlerësuar nga Akademia e Çmimeve Oscar me 11 nominime, duke përfshirë dhe filmi më i mirë, si dhe regjizori e aktori më i mirë.
The Irishman, i regjizorit të mirënjohur Martin Scorsese, i cili pas kaq kohësh bëri bashkë aktorët Robert De Niro, Joe Pesci dhe Al Pacino, ka marrë dhjetë nominime.
Ndërkaq, Parasite, një thriller i regjizorit Bong Joon Ho nga Koreja e Jugut, ka marrë gjashtë nominime, midis tyre dhe për filmin më të mirë.
Këtë vit, filmi “Honeyland” me regji të Tamara Kotevska dhe Lubomir Stefanov nga Maqedonia e Veriut, është nominuar në kategoritë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” dhe “Dokumentari më i mirë”.
Më poshtë mund të gjeni dhe listën zyrtare të çmimeve kryesore për Oscar 2020.
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë