“Ose ribëhet ose zhbëhet”, Kikia komenton sjelljen e opozitës në Parlament

19 Nëntor 2025 | 21:48

Shqyrtimi i paketës fiskale dhe projektbuxhetit 2026 në Parlament ka sjellë sërish diksutime mes mazhorancës dhe opozitës.

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Now”, ka dhënë një analizë të qartë mbi qasjen e opozitës, duke theksuar se ajo po kërkon mjete të reja për të shprehur kundërshtinë kur nuk ka fuqi në Kuvend.

“Sa i përket sjelljes së opozitës, mendoj se kjo opozitë ose ribëhet ose zhbëhet. Nga ana tjetër, nëse opozita bërtet apo prish seancën do thonë se çfarë është kjo opozitë e tillë. Nëse rrihen do thonë për ça kanë shkuar, nëse thjeshtë do flasin do thonë se këto diskutime i dimë. Pra, secili mund të ketë metodologjinë e vet të opozitarizmit”, tha ai.

Kikia u pyet mbi sjelljen e deputetëve të PD-së teksa këta të fundit i kthyen kurrizin kryeministrit Edi Rama sapo doli në foltoren e Kuvendit.

“Të kthyerit të shpinës kryeminsitrit dhe braktisja gjatë kohës që fliste Belinda Balluku, janë dy sjellje të reja nga opozita.

Kthyerja e kurrizit mendoj se ishte thjeshtë një çështje refuzimi. Gazetarët në disa vende kur duan të braktisin apo injorojnë një zyrtar, kthejnë kamerën ose kurrizin, ndodh. A është ky një instrument politik? Besoj se në një Parlament ku opozita nuk ka më fuqi kartonash dhe ta diktojë ligjin apo ta frenojë, do përpiqet të gjejë instrumenta që të tregojë se po bën kundërshti”, theksoi gazetari Mentor Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)

Për disa minuta ka patur reshje breshëri në fshatrat Braçanj dhe Ziçisht të Devollit. Reshjet e breshërit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë...
14:45 | 24/07/2026

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026