English

‘Osman Taka’ ngjitet në skenë, drama për mbrojtjen e identitetit kombëtar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drama “Osman Taka”, është ngjitur në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë. Një dramë që flet për ngjarje historike, në mbrojtje të identitetit kombëtar dhe familjes.

- Advertisement -

Përballjet dramatike të personazheve për të shprehur të vërtetat e tyre, mes krenarisë dhe pasionit kanë mbajtur të mbërthyer për më shumë se një orë publikun e shumtë vlonjat. Në përfundim të shfaqjes aktorët janë shprehur të emocionuar.

“Ishte surprizë pritja e publikut në Vlorë, në njëfarë mënyre u finalizua shumë mirë edhe një shfaqje e mirë e radhës. Më pëlqen fakti që publiku është kaq i ndjeshëm edhe karshi pjesëve dramatike, pra nuk është i prirur vetëm pas komedive”, thotë aktori Romir Zalla.

“Emocion i jashtëzakonshëm. Unë jam vetë nga mamaja nga Vlora, kështu që e kam superkënaqësi që të vij. Është hera e parë që unë vij me shfaqje në teatrin e Vlorës dhe qenka bërë shumë i bukur dhe publiku i jashtëzakonshëm”, shprehet aktori Ervin Bejleri.

“Nuk është hera e parë që përballem me publikun vlonjat. Edhe para një viti kam qenë me një shfaqje tjetër, kanë qenë të jashtëzakonshëm, po prapë edhe sot. Ndoshta edhe për temën besoj që mesi e kanë pritur ‘Osman Takën’”, thotë aktorja Olta Harizaj.

Shkruar nga Arben Iliazi dhe regji të Naun Shundit, drama do të vijojë të shfaqet edhe në qytete të tjera në vend.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×