Shfaqja “Prefesionisti” shkon në Korçë
Aktor i roleve të spikatura, personazh që sytë dhe mimika i flet më shumë se fjalët, vjen 3 netë në Korçë me “Profesionisti” një drame-komedi ose “komedi e trishtë” shkruar nga Dushan Kovacevic dhe vënë në skenë nga z. Leka Bungo.
Ngjarjet zhvillohen ne ish Jugosllavi, pas rënies së Milosheviçit.
Në zyrën e një ish profesori universiteti, disident, bohem, rebel, kundërshtar i regjimit, hyn një ditë papritur e paftuar, Lluka, një shofer taksie tani, po dikur një agjent i sigurimit te shtetit.
Për 10 vjet resht, Lluka ishte ngarkuar të vëzhgonte nga afër profesor Teodorin ( Teja ), në çdo aktivitet ditor te tij, madje dhe ne situatat me intime. Lluka i sjell një valixhe, në të cilën është jeta e profesorit parë me sytë e agjentit, arkiva e ngjarjeve qe implikojnë të dy. Dhe debati ne zyre luhatet nga momente inati, ne situata komike, që të bëjnë për vete e të mbajnë gjithë sy e veshë.
Z.Bungo e ka sjellë artistikisht këtë vepër në një mënyrë tepër fine që të bën të reflektosh e të mendosh sesi kryqëzohen fatet, sesi ndrysojnë kohërat, si përmbysen shumë gjëra e të tjera nuk ndryshojnë.
Në “Andon Zako Cajupi”, nga datë 10 deri 12 Shkurt “Profesionisti”. Një shfaqje që nuk duhet humbur.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
- 15:39 Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 15:16 Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim të akuzuarit
- 15:04 Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër
- 14:51 12 efektivë të dëmtuar gjatë protestës para Parlamentit, policia zbardh EMRAT
- 14:42 Protestuesit përplasen me faturinon dhe shoferin e autobusit të Tufinës (VIDEO)
- 14:31 Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj