Osmani dekoron me medaljen presidenciale ushtarake trupat sllovene

4 Korrik 2022 | 21:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Slloveni ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat sllovene në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR.

Dekoirimi bëhet me motivacionin për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Republikën e Kosovës që nga viti 2000.

“Sot jam këtu para jush për t’i falënderuar dhe për t`i dekoruar për kontributin, kurajën dhe shpirtin human, të dëshmuar përgjatë dy dekadave trupat sllovene që kanë shërbyer dhe shërbejnë në Kosovë. Medalja Presidenciale Ushtarake u jepet këtyre ushtarëve, të cilët janë jo vetëm paqeruajtës, por edhe kultivues besnik të marrëdhënieve miqësore të shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, secili nga 9417 paqeruajtësit sllovenë sa kanë shërbyer përgjatë dy dekadave në Kosovë, ka një kontribut të veçantë për paqen dhe stabilitetin, ndaj do të mbahen mend përgjithnjë nga populli i Kosovës, të cilëve u mbetemi përherë mirënjohës.

Në këtë ceremoni, presidentja Osmani ka theksuar se prej Sllovenisë, çështja e Kosovës mori një mbështetje të fuqishme ndër vite, ndaj kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në procesin e anëtarësimi të Kosovës në NATO.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026