Osmani do përfaqësojë Kosovën në samitin BE-Ballkani Perëndimor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kosovën në samitin midis Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.
Të shtunën gjatë një takimi me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Sznunyog, i dorëzoi Osmanit kopjen fizike të ftesës nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha zyra e presidentes së Kosovës.
“Në takim u vlerësua fakti që për herë të parë, ky samit do të mbahet pikërisht në Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar gatishmërinë e vendeve të BE-së për një angazhim më të madh drejt bashkëpunimit dhe partneritetit me vendet e rajonit”, thuhet në njoftimin.
Samiti në Tiranë do të jetë i pari midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në BE.
Policia e Shtetit njoftoi sot masat e marra si dhe rrugët që do të bllokohen të martën në kryeqytet.
LEXONI GJITHASHTU:
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit